V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR SIGURINË E PUBLIKUT NDAJ EKSPOZIMEVE QË SHKAKTOHEN NGA BURIMET E RREZATIMEVE JONIZUESE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995, “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores “Për sigurinë e publikut ndaj ekspozimeve që shkaktohen nga burimet e rrezatimeve jonizuese”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
25/07/2012