admin

admin

Website URL:

AAMP E ANETARESUAR NE EFOMP!

E premte, 06 Dhetor 2019 19:11 Published in Slide Show AL

AAMP E ANETARESUAR NE EFOMP!
Përshendetje miq e kolegë!
Pas shumë përpjekjeve të kryera gjatë këtyre muajve, tashmë Shoqata Shqiptare e Fizikës Mjekësore është pjesë e Federatës Europiane të shoqatave të Fizikës Mjeksësore, EFOMP.
Më poshtë gjeni letrën e pranimit të Presidentit të EFOMP Prof. Marco Brambilla si dhe publikimin zyrtar të profilit të AAMP ne faqen zyrtare të EFOMP
Të plotë buletinin mund ta gjeni në:

https://www.efomp.org/…/20191127-EFOMPNewsletterWinter2019.…

Z. Niko Hyka, Kryetar i AAMP, falenderon anëtarët për kontributin e dhënë në këtë proces të rëndësishëm dhe njëkohësisht deklaron se tashmë për AAMP do të nisë një fazë e re dhe se AAMP do të jetë pjesë e pandarë e veprimtarive në fushën e fizikës mjekësore në nivel europian
Suksese AAMP!

#AAMP , #EFOMP#NikoHyka

1779910 1540545766191197 61056825786072835 nFakulteti i Inxhinierise Matematike dhe inxhinierise Fizike i Universitetit Ploteknik te Tiranes ne bashkepunim me  Shoqaten Shqiptare te Fizikes Mjekesore organizojne ne datat 7 - 8 Nentor 2014, Konferencen e pare nderkombetare ne fushen e shkencave te aplikuara "New Technologies and Applications in Medicine, NTAM 2014". Kjo konference u foukusua ne disa drejtimete Fizikes dhe Matematikes se aplikuar ne mjekesi. Eshte kenaqesi qe AAMP ndermerr nje iniciative kaq te madhe ne fushen e fizikes se aplikuar dhe kerkimit shkencor.
Stafi i AAMP ishte pjese e Komitetit Organizativ dhe Komitetit Teknik te konferences. 
AAMP do te jete pjese e vazhdueshme e ketyre eventeve ne te ardhmen
Faleminderit te gjitheve per pjemarrjen dhe kontributet
Informacione te detajuara per kete aktivitet mund te gjeni ne:
 
 
Niko Hyka
AAMP
Tirana (AFP) - Albania confirmed Thursday it was asked by the US to destroy Syria's chemical arsenal on its soil, as protesters gathered outside the parliament in Tirana to demonstrate against any such plans.
"Any decision will be made transparently and will take into account the interest of the country," Meta said.
"I do not think that Albania has the capacity, even other much bigger and more developed countries do not accept to do it," he added.
Earlier in the day the activists pleaded with the Albanian government to resist any requests from foreign governments to help eliminate Syrian weapons in Albania, chanting "No to chemical arms."
"The authorities must not allow the Syrian chemical arsenal to be destroyed on Albanian soil. Albania must firmly oppose such a demand," Saiga Guri of the non-governmental Alliance Against Waste Import, told protesters.
Guri added: "Albania has no capacities and should not be a dustbin, thus endangering lives of its citizens."
France, Belgium and Albania have been mentioned as possible sites for the dismantling of Syria's entire chemical arsenal, estimated at about 1,000 tonnes.
On Thursday, a Belgian foreign ministry spokesman told AFP that the US had contacted several of its allies, including Albania, for possible help in destroying Syria's chemical arsenal.
"The Americans held an exploratory working brief in early October with Belgium, Norway, France and Albania to see what capacities each might have to treat chemical weapons," the Belgian spokesman said, adding that no formal request had yet been made.
Under UN Security Council Resolution 2118 passed in September, Syria's weaponry has to be destroyed by June 30, 2014.
Albania's government has so far refused to make any comment on a possible offer.
However, Besnik Baraj, a deputy of the ruling Socialist party and active environmental campaigner, said he was opposed to such a possibility.
"Albania has no means to stock and dismantle such a big quantity" of arms, Baraj told TV station News 24.
Six years ago, it was confirmed that Albania had destroyed its own stockpile of chemical weapons, a left over from the communist period.
Norway has ruled out destroying the chemical weapons on its soil.

Njoftim per pjesmarrje!

E shtunë, 25 Maj 2013 16:24 Published in Slide Show AL

logo albmp

Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me Spitalin Hygeia Tiranë dhe Shoqatën Shqiptare të Fizikës Mjekësore, organizojnë në datën 29 Maj 2013, ora 10:00, në sallën e konferencave të Universitetit Politeknik të Tiranës, Seminarin e hapur me temë: "Teknika të avancuara në mjekësi". Në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm me prazantimet e tyre, Profesorë të njohur të Universitetit të Athinës dhe Spitalit Hygeia, Athinë. Temat Kryesore që do të diskutohen:

Teknika të avancuara në imazherinë mjekësore CT & MRI

Teknika të reja në Radioterapi

Teknika diagnostikuese PET CT & Gamma Camera në mjekësinë bërthamore

Te gjithe te interesuarit mund te marrin pjese. Hyrja eshte e lire

AAMP

Seminar: Teknika te avancuara ne mjekesi

E mërkurë, 22 Maj 2013 19:33 Published in Slide Show AL

Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me Spitalin Hygeia Tiranë dhe Shoqatën Shqiptare të Fizikës Mjekësore, organizojnë në datën 29 Maj 2013, ora 10:00, në sallën e konferencave të Universitetit Politeknik të Tiranës, Seminarin e hapur me temë: "Teknika të avancuara në mjekësi". Në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm me prazantimet e tyre, Profesorë të njohur të Universitetit të Athinës dhe Spitalit Hygeia, Athinë. Temat Kryesore që do të diskutohen:

  • Teknika të avancuara në imazherinë mjekësore CT & MRI
  • Teknika të reja në Radioterapi
  • Teknika diagnostikuese PET CT & Gamma Camera në mjekësinë bërthamore

Takim i Bordit drejtues i AAMP

E diel, 07 Prill 2013 09:45 Published in Njoftime

Pas miratimit te AAMP ne regjistrin kombetar te OJF, kryesia e shoqates, ne takimin e dates 06.04.2013, ka miratuar disa vendime qe kane te bejne me organizimin edhe funksionimin  e AAMP.

1. Pajisja e anetaresise me te drejta te plota me karten e shoqates kundrejt tarifes se regjistrimit

2. Hartimi i disa dokumetave kryesore qe do te perfaqesojne shoqaten gjate akvititetit te saj

3. lidhja e kontakteve te bashkepunimin me organizma te tjera publike e private, brenda dhe jashte vendit.

4. Aplikimi per anetaresim me te drejta te plota te AAMP ne EFOMP (Federata Europiane  e Organizmave te Fizikes Mjekesore)

AAMP regjistrohet ne regjistrin kombetar te OJF

E diel, 07 Prill 2013 09:35 Published in Slide Show AL

logo albmpShoqata Shqiptare e Fizikes Mjekesore, AAMP, tashme eshte regjistruar ne regjistrin kombetar te OJF. Ky eshte nje moment mjaft i rendesishem per shoqaten tone, pasi aktiviteti dhe gjithe proceset qe do te zhvillohen, do te jene te monitorueshme dhe brenda kornizes ligjore te vendit tone.

Cfare dime dhe nuk dime per kancerin?

E mërkurë, 13 Shkurt 2013 08:28 Published in Slide Show AL

Kanceri është një sëmundje që po prek gjithmonë e më shumë njerëz në botë. Sipas një studimi të bërë nga “Macmillan Cancer Support” afërsisht 40 për qind e britanikëve do të preken nga kjo sëmundje në një moment të jetës së tyre.

Dhjetë vjet më parë, ky raport ishte një në tre veta. Ndaj me të drejtë lind pyetja: çfarë po ndikon në një rritje kaq të frikshme të rasteve të kësaj sëmundjeje? Ekspertët e lidhin këtë me moshën e popullsisë (më të moshuarit janë më në rrezik për t’u prekur) dhe faktorë të tjerë të stilit të tyre të jetesës, si dieta e varfër, duhanpirja dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Alkooli është një faktor tjetër. Në fillim të këtij muaji, një studim tregoi se gratë që pinë më pak se dy gota e gjysmë verë në ditë, ekuivalente kjo me 175 ml verë, rrisin rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit me 15 për qind. Kërkuesit e Universitetit të Harvardit besojnë se alkooli mund të rrisë nivelet e hormonit femëror, estrogjenit, që mund të ndikojë në zhvillimin kancerit të gjirit.

Por ndërsa ka prova që lidh këta faktorë me lloje të ndryshme kanceresh, shkencëtarët janë duke eksploruar të tjera lidhje. Shumë njerëz kanë idetë e tyre se çfarë mund të qëndrojë pas përhapjes së këtij fenomeni shqetësues: nga hormonet te mikrovalët apo mishi i djegur. Por a ka ndonjë gjë të vërtetë pas këtyre teorive? Ja se çfarë thonë ekspertët.

Pijet e nxehta
Teoria: Avulli i pijeve të nxehta mund të dëmtojë fytin. Çaji i ngrohtë është i lidhur me rritje të rrezikut të kancerit të ezofagut, sipas një studimi iranian, i publikuar në “British Medical Journal”. Krahasuar me çajin e vakët apo më pak të nxehtë, sipas studimit, ai i nxehti fare rriste ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga ky lloj tumori. Pirja e një gote çaji në më pak se dy minuta, pasi është hequr nga zjarri lidhet me një shtim të rrezikut për t’u prekur nga kjo sëmundje në krahasim me ata që e pinin rreth katër minuta pasi kishte zierë.

Mendimi i specialistit
“Në vende si Irani dhe Brazili, është si kulturë konsumimi i pijeje shumë të nxehta. Madje ata përdornin edhe një lugë metalike për ta kaluar lëngun direkt në fyt. Kjo duket se shkakton inflamacionin e ezofagut, që mund të çojë në zhvillimin e qelizave jonormale”, thotë profesor Martin Wiseman, mjek dhe këshilltar në “World Cancer Research Fund”.

Mishi i pjekur
Teoria: Shumë njerëz besojnë se mënyra se si mishi gatuhet, mbi të gjitha djegia e tij me barbekju, është rrezik për zhvillimin kancerit. Një studim norvegjez, i publikuar në fillim të këtij muaji, thotë se doza të larta të një substance kimike, e cila gjendet te pjesët e djegura të mishit, lidhet me rrezikun e lartë të kancerit në zorrën e trashë. Edhe studime të mëparshme sugjeronin se te mishi i djegur gjenden substanca kancerogjene.

Mendimi i specialistit
“Kur bëhet fjalë për mënyrën e gatimit të mishit, prova nuk është shumë e besueshme”, thotë Yinka Ebo, përgjegjëse për shëndetin publik në “Cancer Research” në Britaninë e Madhe. “Por disa studime kanë treguar se të gatuash mishin në temperatura të larta që mund ta djegin, mund të prodhojë kimikate që shkaktojnë kancer. Ndaj është ide e mirë të përdoren metoda me temperatura të ulëta si për shembull ajo me zjarr të ngadaltë”.

Trauma fizike
Teoria ka lidhje me fjalët e nënave që thonë: “Kujdes mos e godit gjoksin se mund të zhvillohet kancer më vonë”. Por a është e vërtetë? Një studim i bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Lancaster ka zbuluar se një truamë fizike mund t’i japë shtysë sëmundjes. Megjithatë ekspertët argumentojnë se ekzistenca e një traume mund të bëjë që gjoksi të ekzaminohet gjithmonë, duke e kapur më shpejt sëmundjen. “Disa njerëz besojnë se dëmtimet fizike mund të çojnë drejt kancerit, por nuk ka prova të besueshme për këtë”, thotë Yinka Ebo. “Kanceri zakonisht shkaktohet nga dëmtimi i gjeneve dhe kërkon kohë të gjatë për t’u zhvilluar, ndaj dëmtimet shpesh tërheqin vëmendjen për tumoret që mund të jenë aty”.

Telefonat celularë
Teoria: Në fillim të këtij viti, OBSH pranoi se telefonat celularë mund të shkaktonin kancerin. Rishikimi i provave tregoi se rritja e rrezikut të një lloj forme malinje të kancerit të trurit, mund të lidhej me ekspozimin ndaj valëve, ndaj u sugjerua përdorimi i kufjeve apo mesazheve në vend të telefonatave. Një studim i publikuar muajin e kaluar në “British Medical Journal Website”, ngjalli debate për këtë gjetje. Në Danimarkë, ishin studiuar më shumë se 350 mijë njerëz që i përdornin telefonat për më shumë se 18 vjet. Studiuesit arritën në përfundimin se nuk ishin në rrezik për t’u prekur nga tumori në tru, krahasuar me të tjerët.

Mendimi i ekspertit
“Ka pasur publikime pa fund për ndonjë lidhje të mundshme mes telefonave celularë dhe kancerit”, thotë profesor Karol Sikora. “Për shkak të mungesës së studimeve afatgjata, askush nuk e di nëse ekziston rreziku, por edhe nëse po, është shumë i vogël. Telefonat celularë nisën të përdoren në vitet ‘90 dhe ne duhej të shihnim sot më shumë raste të prekura nga tumori i kokës, qafës dhe trurit. Gjithsesi ajo që është e sigurt lidhet me faktin se teknologjia dhe lloji i rrezatimeve po ndryshon vazhdimisht”.

Dita Botërore kundra Kancerit

E hënë, 04 Shkurt 2013 10:35 Published in Slide Show AL

Data 4 shkurt është themeluar si Dita Botërore kundra Kancerit. Bëhet fjalë për një iniciativë të Unionit Ndërkombëtar Kundra Kancerit (UICC) dhe Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO). Qëllimi i kësaj dite është informimi i publikut të gjerë, për t’u ndërgjegjësuar dhe për të bërë çdo përpjekje të mundshme për parandalimin e kësaj sëmundjeje serioze që jo gjithmonë është vdekjeprurëse. Sipas të dhënave të dy organizatave ndërkombëtare, çdo vit, mbi 12 milionë personave u diagnostikohet një lloj kanceri, dhe 7.6 milionë njerëz humbasin jetën e tyre nga disa lloje kanceri. Specialistët thonë se rreziku i shfaqjes së kancerit, mund të reduktohej deri në 40% në qoftë se adoptoheshin masat e duhura të imunizimit dhe parandalimit në kombinim me një ndryshim rrënjësor të mënyrës së jetesës, si ndërprerja e duhanpirjes, ushqyerja e shëndetshme, kufizimi i konsumimit të alkoolit dhe reduktimi i ekspozimit në diell.

Anëtarë nderi te AAMP

E enjte, 04 Tetor 2012 13:21 Published in Misioni dhe Objektivat e AAMP

Anëtarë nderi

 

social share