AAMP

AAMP (7)

Ligji per mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese

Written by E hënë, 23 Korrik 2012 10:24 Published in AAMP

 L I G JI Nr.8025, datë 9.11.1995

PER MBROJTJEN NGA RREZATIMET JONIZUESE


Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991
"Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj përcakton kushtet e mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese për të gjitha veprimtaritë
që kryhen me lëndë radioaktive dhe pajisje rrezatuese, për të mbrojtur punonjësit e
ekspozuar profesionalisht ndaj rrezatimeve, popullatën dhe mjedisin në
tërësi nga rreziqet e mundshme të rrezatimeve.
Neni 2
Në kuptim të këtij ligji:
a) "Rrezatim jonizues" është rrezatimi elektromagnetik ose grimcor, i cili shkakton
drejtpërdrejt ose tërthorazi jonizimin e lëndës me të cilën bashkëvepron.
b) "Lëndë radioaktive" është çdo lëndë që në mënyrë të vetvetishme lëshon rrezatime
jonizuese.
c) "Pajisje rrezatuese" është çdo pajisje që përdoret për përfitimin e rrezatimeve
jonizuese.
ç) "Punë me rrezatime" është çdo veprimtari që kryhet duke përdorur lëndë dhe/ose
pajisje rrezatuese.
d) "Instalim rrezatues" është çdo njësi ku përdoren dhe/ose ruhen lëndë radioaktive
dhe/ose pajisje rrezatuese.
dh) "Mbetje radioaktive" është çdo lëndë radioaktive ose send i ndotur me lëndë
radioaktive, që nuk mund të shërbejnë më gjatë për qëllime të dobishme.
e) "Siguria bërthamore" është tërësia e kushteve që sigurojnë një punë normale me
rrezatimet, parandalimin e aksidenteve ose zbutjen e pasojave të tyre, mbrojtjen e
punonjësve, populates dhe mjedisit nga rrezatimet.
ë) "Autoriteti kompetent" është komisioni i mbrojtjes nga rrezatimet, si organ i
përcaktuar në këtë ligj për ushtrimin e detyrave dhe të drejtave në fushën e mbrojtjes nga
rrezatimet jonizuese.f) "Zyra e mbrojtjes nga rrezatimet" është njësia ekzekutive e komisionit të mbrojtjes nga
rrezatimet.
g) "Licenca" është dokumenti që autorizon mbajtësin e saj të kryejë veprimtari me lëndë
radioaktive dhe/ose pajisje rrezatuese.
Neni 3
Subjekti i dispozitave të këtij ligji është çdo person fizik e juridik, i cili:
a) Zotëron, transferon, merr, përdor, fabrikon ose instalon pajisje rrezatuese.
b) Kryen kërkime radiologjike, punime minerare, bluarje, ekstraktim, pasurim, shitje,
transferim, import-eksport, dhënie me qira dhe ruajtje të lëndëve radioaktive.
c) Trajton mbetje radioaktive, ushqime dhe produkte të tjera të ndotura me lëndë
radioaktive.
Neni 4
Të gjithë personat fizikë e juridikë, venda e të huaj, që kryejnë veprimtaritë e
parashikuara në nenin 3 të këtij ligji, duhet të pajisen me licencë nga autoriteti kompetent.
Procedura e pajisjes me licencë përcaktohet në rregulloren përkatëse.
Neni 5
Personat fizikë e juridikë të pajisur me licencë detyrohen të zbatojnë dispozitat e
parashikuara në këtë ligj, si dhe në aktet e tjera të miratura në zbatim të tij.
KREU II
ORGANIZIMI I STRUKTURAVE TE MBROJTJES NGA RREZATIMET
Neni 6
Pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit krijohet komisioni i mbrojtjes
nga rrezatimet, i cili është autoriteti kompetent kombëtar që mbikëqyr dhe siguron
zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore në fushën e
mbrojtjes nga rrezatimet. Komisioni kryesohet nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes
së Mjedisit dhe të paktën 50 për qind e anëtarëve të tij janë specialistë të mbrojtjes nga
rrezatimet. Anëtarët e komisionit emërohen nga kryetari për një afat 4-vjeçar. Mënyra e
shpërblimit të anëtarëve caktohet nga ministri i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit.
Në varësi të komisionit të mbrojtjes nga rrezatimet ngrihet zyra e mbrojtjes nga
rrezatimet, si organ ekzekutiv i saj.
Kryetari i kësaj zyre është edhe sekretar i komisionit.
Neni 7
Komisioni i mbrojtjes nga rrezatimet ka këto detyra e të drejta:a) Nxjerr rregulloret, udhëzimet dhe aktet e praktikave të mbrojtjes nga rrezatimet
jonizuese dhe sigurinë bërthamore, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga të gjithë
personat fizikë e juridikë.
b) Kontrollon zbatimin e akteve ligjore e nënligjore mbi mbrojtjen nga rrezatimi.
c) Pajis me licencë subjektet që kryejnë veprimtaritë e parashikuara në nenin 3 të këtij
ligji.
ç) Drejton nga ana teknike të gjitha autoritetet kombëtare dhe lokale për zbatimin e
menjëhershëm të masave të nevojshme për zbutjen e efekteve të aksidenteve bërthamore.
d) Bën rekomandime dhe propozime për përmirësimin e legjislacionit në fuqi në fushën e
mbrojtjes nga rrezatimet.
dh) Miraton standardet e sigurisë për mbrojtjen nga rrezatimet.
e) Bashkëpunon me organizmat kombëtarë e ndërkombëtarë për problemet e mbrojtjes
nga rrezatimet.
ë) Angazhon institucionet kërkimore-shkencore në të gjithë vendin për zgjidhjen e
problemeve kombëtare në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet.
f) Përcakton strukturën organizative të zyrës së mbrojtjes nga rrezatimet, si dhe emëron
dhe shkarkon drejtuesin e saj.
g) Bashkëpunon me Inspektoratin Shtetëror të Punës.
Neni 8
Zyra e mbrojtjes nga rrezatimet ka këto detyra e të drejta:
a) Paraqet për miratim në komision aktet rregulluese të veprimtarisë së mbrojtjes nga
rrezatimet.
b) Kontrollon në praktikë zbatimin e akteve ligjore e nënligjore në fushën e mbrojtjes
nga rrezatimet.
c) Kryen inspektimin e instalimeve rrezatuese.
ç) Mbledh informacion dhe kryen matjet e analizat e nevojshme për kontrollin e
mbrojtjes nga rrezatimet.
d) Përgatit dosjet për dhënien, pezullimin dhe heqjen e licencave dhe ia paraqet
komisionit për miratim.
dh) Përgatit materialet e mbledhjeve të komisionit si dhe raportet e kërkuara prej tij.
KRU III
DISPOZITA TE FUNDIT
Neni 9
Komisioni i mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese miraton rregulloret mbi:
a) Procedurat e licencimit për veprimtaritë e parashikuara në nenin 3 të këtij ligji.
b) Mbrojtjen e popullatës dhe të mjedisit nga rrezatimet jonizuese.
c) Mbrojtjen e personave të ekspozuar profesionalisht ndaj
rrezatimeve.
ç) Standardet dhe aktet praktike të veprimtarive me burime rrezatimi.
d) Masat e sigurimit për lëndët, pajisjet dhe instalimet rrezatuese.dh) Veprimtarinë e zyrës së mbrojtjes nga rrezatimet.
Neni 10
Shkelja e dispozitave të parashikuara në nenet 4 dhe 5 të këtij ligji, kur nuk përbën vepër
penale, dënohet si kundërvajtje administrative, me gjobë nga 10 mijë deri në 100 mijë
lekë. Gjobat jepen nga organet e kontrollit të caktuara nga komisioni i mbrojtjes nga
rrezatimet. Ankimi kundër vendimeve të organit të kontrollit dhe ekzekutimi i
vendimeve bëhet sipas ligjit nr.7697, datë 7.4.1993 "Për kundërvajtjet administrative".
Neni 11
Të gjitha dispozitat që bien në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.
Neni 12
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
LIGJ
Nr.9973, datë 28.7.2008
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8025,
DATË 9.11.1995 “PËR MBROJTJEN NGA RREZATIMET JONIZUESE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8025, datë 9.11.1995 “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, bëhen këto
ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Neni 1 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 1
Ky ligj përcakton kushtet e mbrojtjes dhe të sigurisë nga rrezatimet jonizuese, për të
gjitha veprimtaritë që kryhen me lëndë radioaktive dhe pajisje rrezatuese, me qëllim
mbrojtjen e punonjësve të ekspozuar profesionalisht ndaj rrezatimeve, të popullatës dhe
mjedisit, në tërësi, nga rreziqet e mundshme të rrezatimeve, si dhe sigurimin e
materialeve radioaktive, duke shfrytëzuar, në maksimum, të mirat që vijnë nga përdorimi
i rrezatimeve jonizuese.”.Neni 2
Neni 3 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 3
Subjekt i këtij ligji është çdo person fizik ose juridik, i cili:
a) zotëron, riparon, mirëmban, transferon, merr, përdor, fabrikon ose instalon pajisje
rrezatuese, të cilat transmetojnë rrezatime jonizuese dhe përmbajnë komponentë, që
veprojnë me një diferencë potenciale më shumë se 5 kV;
b) kryen kërkime radiologjike, punime minerare, prodhim, bluarje, ekstraktim, pasurim,
shitje, transferim, import-eksport, dhënie me qira dhe ruajtje të lëndëve radioaktive;
c) trajton, prodhon, manovron, përdor dhe ruan mbetje radioaktive, ushqime dhe produkte
të tjera, të ndotura me lëndë radioaktive;
ç) kontrollon, nga ana teknike dhe funksionale, aparaturat, burime të rrezatimit
jonizues.”.
Neni 3
Neni 5 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 5
Personat fizikë ose juridikë, të pajisur me licencë, kanë përgjegjësi ligjore për mbrojtjen,
sigurinë dhe sigurimin nga burimet e rrezatimit jonizues, si dhe për zbatimin e
dispozitave të parashikuara në këtë ligj e në akte të tjera, të dala në zbatim të tij. Personat
fizikë ose juridikë, përdorues të burimeve të rrezatimit jonizues, janë të detyruar të
kalojnë në proces kontrolli teknik aparaturat, burimet e rrezatimit jonizues, sipas
kritereve të parashikuara në rregulloren përkatëse.”.
Neni 4
Neni 6 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 6
1. Pranë Ministrisë së Shëndetësisë krijohet Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet, si
autoriteti përgjegjës kombëtar rregullator, i cili mbikëqyr dhe siguron zbatimin e
dispozitave të këtij ligji dhe të akteve të tjera ligjore e nënligjore në fushën e mbrojtjes
nga rrezatimet.
2. Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet kryesohet nga Ministri i Shëndetësisë dhe
përbëhet nga 7 anëtarë.
3. Në varësi të Komisionit të Mbrojtjes nga Rrezatimet ngrihet zyra e mbrojtjes nga
rrezatimet, si njësi ekzekutive. Kryetari i kësaj zyre është dhe sekretar i komisionit.4. Përbërja, organizimi, funksionimi dhe mënyra e shpërblimit të anëtarëve të Komisionit
të Mbrojtjes nga Rrezatimet përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 5
Në nenin 7 bëhen këto ndryshime:
a) Në shkronjën “a”, fjala “nxjerr” zëvendësohet me fjalën “harton”.
b) Shkronja “ë” ndryshohet si më poshtë:
“ë) bashkërendon punën me institucionet e specializuara, për kalibrimin e pajisjeve të
rrezatimit jonizues, dozimetrinë personale, monitorimin e mjedisit, për kontrollin
mjekësor të punonjësve të ekspozuar profesionalisht, trajnimin e personelit me ekspertë të
pavarur për veprimtari me rrezatime jonizuese, si dhe me institucione të tjera, sipas
nevojave, në bazë të marrëveshjeve të mirëkuptimit për zgjidhjen e problemeve
kombëtare në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi.”.
Neni 6
Në nenin 8, pas shkronjës “dh” shtohet shkronja “e” me këtë përmbajtje:
“e) zyra për mbrojtjen nga rrezatimet mban inventarin kombëtar të burimeve të rrezatimit
jonizues.”.
Neni 7
Neni 9 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 9
1. Rregulloret për mbrojtjen nga rrezatimet, për sigurinë dhe sigurimin e burimeve të
rrezatimit jonizues, të hartuara nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet, miratohen me
vendim të Këshillit të Ministrave.
2. Komisioni për Mbrojtjen nga Rrezatimet miraton kodet e praktikave, udhëzimet dhe
norma të tjera, të lidhura me mbrojtjen nga rrezatimet, sigurinë dhe sigurimin e burimeve
të rrezatimit jonizue”.
Neni 8
Në nenin 10, paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë:
“Shkelja e dispozitave të parashikuara në nenet 4 e 5 të këtij ligji, kur nuk përbën vepër
penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 100 000 lekë deri
në 300 000 lekë.”.
Neni 9
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5860, datë 1.8.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë
Bamir Topi

 

 

 

Read more...

Galeria

Written by E diel, 08 Korrik 2012 08:30 Published in AAMP
{gallery}gallery/full:180:120:0:0{/gallery}
Read more...

Misioni dhe Objektivat

Written by E shtunë, 07 Korrik 2012 22:51 Published in AAMP

Misioni dhe Objektivat

Read more...

Rreth Nesh

Written by E hënë, 06 Nandor 2017 14:31 Published in AAMP

Rreth Nesh

logo albmpAbanian Assocation of Medical Physics, “AAMP”, është një organizatë shoqërore, person juridik i pavarur, me qëllim jo ekonomik. Shoqata “AAMP” ka për objekt veprimtarie të ndihmojë organizmat, individët dhe publikun e interesuar, për të njohur profesionin  e fizikanit mjekësor e shëndetsor, të njohjë me procesin e punës se tyre, te mbroje të drejtat e tyre, te kryeje aktivitete kërkimore e shkencore në fushën e rrezatimeve jonizuese dhe mbrojtjes prej tyre, informimin e publikut në tërësi. Krijimi i një rrjeti fizikanësh mjekësorë me përgatitje të duhur profesionale për të shërbyer me qëndra të ndryshme spitalore, shëndëtsore e terapeutike eshte nje tjeter objektiv madhor i AAMP. Po ashtu trajnimi i vazhdueshëm i anëtarësisë se AAMP, stafeve të qendrave te ndryshme spitalore dhe personave te tjere të interesuar brenda dhe jashtë vendit, do te kete fokusin e vet. Ne objektivin e saj, AAMP synon:

Të ofrojë asistencë teknike  e profesionale ndaj institucioneve dhe individëve që synojnë të kenë një aktivitet në fushën e fizikës shëndetësore, 

- Të rrisë ndërgjegjësimin e popullatës dhe publikut në tërësi për rrezatimet jonizuese dhe efektet e tyre në organizmin njerëzor, 

-  Të organizojë aktivitete informuese periodike dhe të publikojë rezultatet dhe përfundimet e nxjerra, 

- Të Kryejë studime në fushën e fizikës mjekësore, kërkime shkencore dhe asistencë për anëtarësinë për pjesmarrej aktivitetesh kërkimore shkencore, 

-  Të gjitha synimet dhe objektivat, AAMP do t'i realizojë në bashkëpunim dhe bashkërendim me individë, organizma shtetërore e private, vendase dhe të huaja. AAMP do të jetë e hapur ndaj kujdo që ka ide, projekte, mendime dhe dëshirë për të dhënë kontributin e tij në këtë drejtim.

Per me shume informacion kontaktoni ne This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to vieë it.  

Read more...

Organizimi dhe Stafi

Written by E shtunë, 07 Korrik 2012 22:50 Published in AAMP

Anëtarësimi

Written by E shtunë, 07 Korrik 2012 22:50 Published in AAMP

Anëtarësimi

Read more...
social share