Rreth Nesh
Abanian Assocation of Medical Physics, “AAMP”, është një organizatë shoqërore, person juridik i pavarur, me qëllim jo ekonomik. Shoqata “AAMP” ka për objekt veprimtarie të ndihmojë organizmat, individët dhe publikun e interesuar, për të njohur profesionin e fizikanit mjekësor e shëndetsor, të njohjë me procesin e punës se tyre, te mbroje të drejtat e tyre, te kryeje aktivitete kërkimore e shkencore në fushën e rrezatimeve jonizuese dhe mbrojtjes prej tyre, informimin e publikut në tërësi. Krijimi i një rrjeti fizikanësh mjekësorë me përgatitje të duhur profesionale për të shërbyer me qëndra të ndryshme spitalore, shëndëtsore e terapeutike eshte nje tjeter objektiv madhor i AAMP. Po ashtu trajnimi i vazhdueshëm i anëtarësisë se AAMP, stafeve të qendrave te ndryshme spitalore dhe personave te tjere të interesuar brenda dhe jashtë vendit, do te kete fokusin e vet. Ne objektivin e saj, AAMP synon:
Të ofrojë asistencë teknike e profesionale ndaj institucioneve dhe individëve që synojnë të kenë një aktivitet në fushën e fizikës shëndetësore,
- Të rrisë ndërgjegjësimin e popullatës dhe publikut në tërësi për rrezatimet jonizuese dhe efektet e tyre në organizmin njerëzor,
- Të organizojë aktivitete informuese periodike dhe të publikojë rezultatet dhe përfundimet e nxjerra,
- Të Kryejë studime në fushën e fizikës mjekësore, kërkime shkencore dhe asistencë për anëtarësinë për pjesmarrej aktivitetesh kërkimore shkencore,
- Të gjitha synimet dhe objektivat, AAMP do t'i realizojë në bashkëpunim dhe bashkërendim me individë, organizma shtetërore e private, vendase dhe të huaja. AAMP do të jetë e hapur ndaj kujdo që ka ide, projekte, mendime dhe dëshirë për të dhënë kontributin e tij në këtë drejtim.
Per me shume informacion kontaktoni ne This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to vieë it.