Shoqata ALBAMP

SHOQATA SHQIPTARE “AAMP”
Shoqata “AAMP” është një organizatë shoqërore, person juridik i pavarur, me qëllim jo ekonomik. Emërtimi në anglisht  i saj eshte Albanian Association of Medical Physics, “AAMP”. Shoqata “AAMP” ka për objekt veprimtarie të ndihmojë organizmat, individët dhe publikun e interesuar, për të njohër profesionin  e fizikanit mjekësor e shëndetsor, njohjen procesit të punës, mbrojtjen e të drejtave të tyre, kryerjen e aktiviteteve kërkimore e shkencore në fushën e rrezatimeve jonizuese dhe mbrojtjes prej tyre, informimin e publikut në tërësi.


Lexo me shume...

Rrezatimi, ky rrezik i heshtur dhe i neglizhuar ng...

Interviste e Kryetarit te Shoqates Shqiptare te Fizikes Mjekesore, Dr. Niko Hyka, dhene per gazeten shendeti me rastin e dites nderkombetare te Fizikes Mjekesore:   7 nëntori shënon Ditën Ndërkombëtare të Fizikës Mjekësore. Fizikanët mjekësor në mbarë botën përkujtojnë 150 vjetorin e kësaj date. Kjo ditë përkujtohet për nder të fizikanes dhe kimistes Marie Sklodowska Curie, e njohur si pioniere për kërkimet e saj në fushën e radioaktivitetit. Në të vërtetë kjo është një ditë ndërgjegjësimi për të rritur rolin që fizika mjekësore dhe fizikanët luajnë në dobi të shëndetit dhe njerëzimit. Kjo është dita kur ndërkombëtarisht kthehet vëmëndja ndaj personave që punojnë dhe bashkëjetojnë me rrezatimet. Po çfarë ndodh në Shqipëri? Sa njihet kjo ditë? Cili është roli i fizikanit mjekësor në vendin tonë? Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve dhe për të shtuar më shumë njohuritë rreth fizikës mjekësore, ne kemi intervistuar z. Niko Hyka, doktor në fizikën e aplikuar, i cili njëkohësisht është Kryetar i Shoqatës Shqiptare së Fizikës Mjekësore, (AAMP). I nderuar z.Hyka, çfarë është për fizikanët shqiptarë 7 nëntori dhe sa përkujtohet kjo datë? Data 7 nëntor shënon Ditën Ndërkombëtare të Fizikës Mjekësore dhe profesionit të fizikanit mjekësor. Kjo datë është një ditë ndërgjegjësimi e lidhur ngushtësisht me fizikën mjekësore dhe shëndetin publik. Në këtë ditë, organizma të ndryshëm të fizikës mjekësore organizojnë konferenca e aktivitete që lidhen me zhvillimet, rolin dhe promovimin e mëtejshëm të profesionit të fizikanit mjekësor. Padyshim që edhe ne në Shqipëri jemi pjesë e këtyre aktiviteteve. Prej vitit 2013 ne jemi organizuar në Shoqatën Shqiptare të Fizikës Mjekësore (AAMP), e cila si mision kryesor ka mbështetjen dhe promovimin e këtij profesioni në vendin tonë.  Ky profesion lidhet tërësisht me aplikimet e fizikës në fushën e mjekësisë dhe mbrojtjes nga rrezatimet. Të gjithë anëtarët e shoqatës janë të angazhuar në shërbimet klinike në qendra të ndryshme spitalore, kryesisht në departamentet e radioterapisë, mjekësisë bërthamore, oficerë të radiombrojtjes, mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në fushën e fizikës mjekësore. Si profesion ende nuk ka fituar statusin që duhet të ketë. Për këtë arsye jemi në fazën e marrjes së disa hapave të rëndësishëm për promovimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të fizikës mjekësore. A mund të na zbuloni diçka më shumë rreth organizimit dhe hapave të mëtejshëm të zhvillimit të AAMP? Disa prej tyre po i rendis shkurtimisht: Do të bëjmë të njohur profesionin  e fizikanit mjekësor dhe të çdo profesioni tjetër që ka të bëjë me rrezatimet jonizuese, të mbrojmë të drejtat e tyre dhe t’i mbështesim në aktivitete kërkimore e shkencore. Shumë shpejt do të krijojmë rrjetin e profesionistëve në trojet shqipfolëse që punojnë me rrezatimet jonizuese, mësimdhënies dhe kërkimit, që kanë statusin e fizikanit mjekësor apo që shërbejnë aktualisht në qendra të ndryshme spitalore, shëndetësore e terapeutike. Me ndihmën e shoqatës evropiane, do të nisim procesin e trajnimit të vazhdueshëm të tyre, stafeve të qendrave të ndryshme spitalore dhe personave të tjerë të interesuar. AAMP, do të ofrojnë asistencë ndaj institucioneve dhe individëve që synojnë të kenë një aktivitet në fushën e fizikës mjekësore. Dhe së fundmi, ne do të nisim një sërë aktivitetesh me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për rrezatimet jonizuese dhe jo jonizuese si dhe efektet e tyre në organizmin njerëzor.  Për këtë qëllim do të organizojmë aktivitete informuese periodike si dhe do të publikojmë rezultate të studimeve në fushën e fizikës mjekësore etj. Pse e konsideroni kaq të rëndësishëm informimin e publikut? Dhe sa i rrezikuar është publiku nga rrezatimet? Rrezatimi jonizues konsiderohet pa frikë një vrasës i heshtur nëse qëniet e gjalla janë nën ekspozimin e tij. Ne duam të informojmë popullatën në lidhje me rreziqet që vijnë nga rrezatimet, kryesisht me natyrë artificiale, pra të përdorura nga njeriu për qëllime diagnostike e terapeutike. Ka një parim themelor në fizikën mjekësore, që është principi ALARA( ALARA – As Low As Reasonably Achievable), sipas të cilit arsyeja e ekspozimit të pacientit ndaj rrezatimit duhet të përligjë efektin anësor të shkaktuar prej tij. Pra, pacienti duhet të ketë më shumë përfitime sesa humbje nga një ekzaminim radiologjik apo trajtim klinik me rrezatime jonizuese. Ne duam të informojmë publikun mbi kufijtë e ekspozimit dhe përputhshmërinë ligjore të aplikimit dhe protokollet e sigurisë ndaj rrezatimit. Pacienti duhet të informohet mbi efektet anësore qoftë nga një diagnostikim / trajtim i thjeshtë deri tek trajtimet më komplekse në radioterapi apo mjekësinë bërthamore. Pra ju po thoni që secili prej nesh kur kryen qoftë edhe një grafi të thjeshtë, rrezatimi ka pasoja? Nëse e doni kaq shkurt, po. Por përgjigjja nuk është kaq e thjeshtë. Duhet të kemi parasysh që çdo individ, i cili jeton dhe kryen një aktivitet normal, është i ekspozuar ndaj rrezatimeve me origjinë të ndryshme. Secili prej nesh merr një dozë vjetore të rrezatimit dhe çdo shtesë përtej kësaj vlere nuk kalon pa pasoja. E kombinuar kjo edhe me faktorë të tjerë si: profesioni që kemi, ndotja e mjedisit, ushqimi, stili  i jetesës pa aktivitet fizik etj., mund të cojnë në rezultate të padëshirueshme. Gjithsesi, kjo është një temë mjaft e ndjeshme dhe ka nevojë për analizë të detajuar. Prandaj ne në AAMP jemi vërtet të interesuar për ta hapur këtë debat dhe diskutim dhe që do ti vlejë mjaft publikut në tërësi. Po valët/rrezatimet që vijnë nga celularët, antenat, pajisjet që përdoren në shtëpitë tona, sa e rrezikojnë shëndetin e qytetarëve? Edhe kjo çështje është mjaft e ndjeshme dhe përgjigjet e shkurtra ndonjëherë më shumë janë dezinformuese së sa të dobishme. Gjithsesi, në këtë rast bëhet fjalë për rrezatimet jo jonizuese dhe sikundër dihet, këto nuk janë të dëmshme për organizmat e gjalla nëse ato mbahen brenda limiteve të këshilluara. Problemi qëndron se zhvillimi i teknologjisë në vitet e fundit e ka rritur së tepërmi ekspozimin ndaj brezit të frekuencave të komunikimit/radiovalët. Secili prej nesh me pak informacion dhe veprime, mund të reduktojë këtë nivel ekspozimi, si p.sh mosmbajtja e celularëve shume afër, mbyllja e tyre gjatë natës, pozicionimi i wireless-it, reduktimi i përdorimit të mikrovalës etj. E përsëris, kjo nuk duhet kthyer në fobi, thjesht më shumë informacion dhe më shumë kujdes. Kujtoni principin ALARA, cili është përfitimi i një celulari të hapur natën? Ose më keq akoma, cili është përfitimi i mbajtjes së mbi 5 celularve që ka sot çdo familje mesatarisht, hapur në kohën e gjumit? Përgjigjen besoj e keni të qartë


Lexo me shume...

What do Medical Physicists Do?

What do Medical Physicists Do? Medical physicists are concerned with three areas of activity: clinical service and consultationresearch and development, and teaching. On the average their time is distributed equally among these three areas.

Clinical Service and Consultation

Many medical physicists are heavily involved with responsibilities in areas of diagnosis and treatment, often with specific patients. These activities take the form of consultations with physician colleagues. In radiation oncology departments, one important example is the planning of radiation treatments for cancer patients, using either external radiation beams or internal radioactive sources. An indispensable service is the accurate measurement of the radiation output from radiation sources employed in cancer therapy. In the specialty of nuclear medicine, physicists collaborate with physicians in procedures utilizing radionuclides for delineating internal organs and determining important physiological variables, such as metabolic rates and blood flow. Other important services are rendered through investigation of equipment perfor­mance, organization of quality control in imaging systems, design of radiation installations, and control of radiation hazards. The medical physicist is called upon to contribute clinical and scientific advice and resources to solve the numerous and diverse physical problems that arise continually in many specialized medical areas.

Research and Development

Medical physicists play a vital and often leading role on the medical research team. Their activities cover wide frontiers, including such key areas as cancer, heart disease, and mental illness. In cancer, they work primarily on issues involving radiation, such as the basic mechanisms of biological change after irradiation, the application of new high-energy machines to patient treatment, and the development of new techniques for precise measurement of radiation. Significant computer developments continue in the area of dose calculation for patient treatment and video display of this treatment information. Particle irradiation is an area of active research with promising biological advantages over traditional photon treatment. In heart disease, physicists work on the measurement of blood flow and oxygenation. In mental illness, they work on the recording, correlation, and interpretation of bioelectric potentials. Medical physicists are also concerned with research of general medical significance, including the applications of digital computers in medicine and applications of information theory to diagnostic problems; processing, storing, and retrieving medical images; measuring the amount of radioactivity in the human body and foodstuffs; and studying the anatomical and temporal distribution of radioactive substances in the body. Medical physicists are also involved in the development of new instrumentation and technology for use in diagnostic radiology. These include the use of magnetic and electro-optical storage devices for the manipulation of x-ray images, quantitative analysis of both static and dynamic images using digital computer techniques, radiation methods for the analysis of tissue characteristics and composition, and the exciting new areas of computerized tomography and magnetic resonance imaging for displaying detailed cross-sectional images of the anatomy. Medical physicists are also engaged in research and development on imaging procedures utilizing infrared and ultrasound sources. Typical examples of the various research areas presently under active investigation may be found in scientific journals dedicated to this field. The journal, Medical Physics, is published by the AAPM. In addition, the AAPM holds two national scientific meetings a year, one in the summer and one in the winter. During the winter meeting, the AAPM conducts scientific sessions in joint sponsorship with the Radiological Society of North America. Special summer courses, workshops, and frequent regional meetings are also held by the AAPM.

Teaching

Often medical physicists have faculty appointments at universities and colleges, where they help train future medical physicists, resident physicians, medical students, and technologists who operate the various types of equipment used to perform diagnosis and treatment. They also conduct courses in medical physics and aspects of biophysics and radiobiology for a variety of gradu­ate and undergraduate students. The Commission on Accreditation of Medical Physics Education Programs, Inc. (CAMPEP), jointly sponsored by the American College of Radiology (ACR), American Association of Physicists in Medicine (AAPM) and the American College of Medical Physics (ACMP), assures high educational standards in the field. A list of accredited programs is available here.


Lexo me shume...

Realizimi i Objektivave

REALIZIMI I OBJEKTIVAVE TE AAMP Për të përmbushur qëllimet e saj shoqata do të ndërmarrë aktitivtetet:
Seminare, workshopë, konsulta dhe forma tjera të komunikimit me profesionistë dhe ekspertë të fushës me shtresat e gjëra të popullatës.
Rritjen e sensibilizimin dhe informimin e opinionit nëpërmjet publikimeve në ëebsite, broshura dhe media për rrezikun nga rrezatimet jonizuese dhe masat mbrojtëse.
Zbulimin dhe evidentimin e hershëm të formave dhe sindromave tumoriale. Ekzaminimet e vazhdueshëm.
Ndërgjejgësimin e punonjësve të mjekësisë diagnostikuese për kujdesin ndaj pacintëve gjatë ekzaminimeve dhe trajimeve mjekësore me rrezatime jonizuese.
Sensibilizimin e tyre për respektimin me korrektësi të protokolleve kombëtsre dhe ndërkombëtare të ekzaminimit dhe trajtimit.
Studime të përbashkëta në institucionet shtetërore dhe ato private që operojnë në fushën e mjekësisë që shfrytëzojnë burimet e rrezatimit. 
Të organizojë dhe mbajë kurse trajnimi për aftësim profesional në fushën e mbrojtjes nga rreztimi, të vlerësojë, lëshojë certifikata dhe cmime stimuluese monetare për pjesmarrës me arritje të vlerësuara maksimalisht.
Publikimin e akteve ligjore më të rëndësishme të në fushën e fizikës mjekësore e shëndetësore informon anëtarët e vet për ndryshimet e tyre.
Në bashkëpunim me organet e tjera organizon punën për kualifikimin, formimin dhe specializimin e stafeve mjekësore.
Në bashkëpunim me organet shtetërore merr pjesë në negociata për hartimin ose ndryshimin e akteve ligjore dhe nënligjore me qëllim përmirësimin dhe përshtatjen e tyre me zhvillimet e reja në fushën e shkencës dhe teknologjisë. 
Nënshkruan protokolle ose marrëveshje bashkëpunimi me organizata të ndryshme brenda vendit si dhe me shoqata të transportit në vendet e tjera.
Shoqata “AAMP” është një organizatë shoqërore, person juridik i pavarur, me qëllim jo ekonomik. Emërtimi në anglisht  i saj eshte Albanian Assocation of Medical Physics, “AAMP”. 
Shoqata “AAMP” ka për objekt veprimtarie të ndihmojë organizmat, individët dhe publikun e interesuar, për të njohër profesionin  e fizikanit mjekësor e shëndetsor,
njohjen procesit të punës, mbrojtjen e të drejtave të tyre, kryerjen e aktiviteteve kërkimore e shkencore në fushën e rrezatimeve jonizuese dhe mbrojtjes prej tyre, informimin epublikut në tërësi.  


Lexo me shume...

Organizimi i AAMP

AAMP ka këtë organizim dhe organe drejtuese: Bordi drejtues i Shoqatës
Kryetari i Shoqatës
Departamenti i koordinimit dhe projekteve
Departamenti i komunikimit dhe promocionit
Departamenti i Financës dhe burimeve njerëzore


Lexo me shume...

Misioni dhe Objektivat e AAMP

 Shoqata  është e themeluar për këto qëllime: Krijimin e një rrjeti fizikanësh mjekësorë me përgatitje të duhur profesionale për të shërbyer me qëndra të ndryshme spitalore, shëndëtsore e terapeutike. Trajnimin e vazhdueshëm të anëtarësisë dhe përsonave e stafeve të tjera të interesuar brenda dhe jashtë vendit. Të ofrojë asistencë teknike  e profesionale ndaj institucioneve dhe individëve që synojnë të kenë një aktivitet në fushën e fizikës shëndetësore. Të rrisë ndërgjegjësimin e popullatës dhe publikut në tërësi për rrezatimet jonizuese dhe efektet e tyre në organizmin njerëzor. Të organizojë aktivitete informuese periodike dhe të publikojë rezultatet dhe përfundimet e nxjerra. Kryerjen e studimeve në fushën e fizikës mjekësore, kërkime shkencore dhe asistencë për anëtarësinë për pjesmarrej aktivitetesh kërkimore shkencore. Bashkëpunimin dhe bashkërendimin e punës me organizma shtetërore e private që për plotësimin e objektivit dhe qëllimeve të saj. Të përfaqësojë antarësinë e saj në të gjitha aktivitetet që zhvillohen në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Të anëtarësohe dhe krijojë rrejte bashkëpunimi me organizma të tjerë të së njëtit qëllim dhe objektiv


Lexo me shume...

ANTARESIMET DHE REGJISTRIMI NE AAMP

1. Anëtarësimi në organizatë është i hapur për çdo person pa marrë parasyshë racen, gjininë, orientimin seksual, shtetësinë, kombësinë, fenë, moshën ose aftësitë fizike. 2. Ne AAPM mund te regjistrohen: Fizikanet mjekesore e mjedisore me te drejta te plota te antaresise, Fizikane, Tekniciene, Imazheriste, Kerkues shkencore, Studente dhe te interesuar te tjere qe plotesojne kriteret e regjistrimit dhe zbatojne statutin dhe rregulloren e AAMP. 2. Përfaqësia e bordit të shoqatës vendos nëse do të kërkohet pagimi i anëtarësimit nga anëtarët. Mospagesa e anëtarësisë, pas paralajmërimit në të shkruar, do të shërbejë si bazë për përjashtimin e anëtarit nga shoqata. 3. Antarësimi i ndonjë anëtari gjithashtu mund të përfundojë ose shtyhet me vendimin e përfaqësisë së bordit drejtues në rast të thyerjes së rëndë të rregullave të statutit. Në rast të shtyrejes së vendimit, kohëzgjatja e vendimit  do të përcaktohet me vendim të kryetarit. 3. Përfundimi ose shtyrja e anëtarësimit nga shoqata do të vendoset me shumicë të anëtarëve të pranishëm


Lexo me shume...

Shoqata ALBAMP

SHOQATA SHQIPTARE “AAMP” Sho...

Rrezatimi, ky rrezik i heshtur dhe i neglizhuar ng...

Interviste e Kryetarit te Shoq...

What do Medical Physicists Do?

What do Medical Physicists Do?...

Realizimi i Objektivave

REALIZIMI I OBJEKTIVAVE TE AAM...

Organizimi i AAMP

AAMP ka këtë organizim dhe o...

Misioni dhe Objektivat e AAMP

 Shoqata  është e themeluar pë...

ANTARESIMET DHE REGJISTRIMI NE AAMP

1. Anëtarësimi në organizatë ë...

efomp

SHOQATA SHQIPTARE

“AAMP”

1
Shoqata “AAMP” është një organizatë shoqërore, person juridik i pavarur, me qëllim jo ekonomik. Emërtimi në anglisht  i saj eshte Albanian Assocation of Medical Physics, “AAMP”. Shoqata “AAMP” ka për objekt veprimtarie të ndihmojë organizmat, individët dhe publikun e interesuar, për të njohër profesionin  e fizikanit mjekësor e shëndetsor, njohjen procesit të punës, mbrojtjen e të drejtave të tyre, kryerjen e aktiviteteve kërkimore e shkencore në fushën e rrezatimeve jonizuese dhe mbrojtjes prej tyre, informimin epublikut në tërësi.

social share